Fjalë Kyçe

Eset Berisha emërohet drejtor i Aviacionit Civil

Eset Berisha emërohet drejtor i Aviacionit Civil

Eset Berisha, që deri më tani ushtronte postin e këshilltarit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, është emëruar drejtor i Aviacionit Civil.

“Drejtori i përgjithshëm është udhëheqës ekzekutiv i Aviacionit. Në bazë të ligjit parashihet që drejtori i përgjithshëm ta emëroj qeveria pas propozimit të ministrit të infrastrukturës. Ne kemi identifikuar dhe po prezantoj tre kandidatë: Driton Gjonbalaj, drejtor në këtë pozitë, Bajram Xhemjali- inspektor dhe Eset Berisha .Unë kam ardh në përfundim  që personi i përshtatshëm është Eset Berisha”, tha Lekaj.

Kandidatë për këtë post kanë qenë edhe ish-drejtori Dritan Gjonbalaj dhe Bajram Xhemajli./Gazeta Alo/