Fjalë Kyçe

KE kërkon forcimin e kontrolleve për shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së

KE kërkon forcimin e kontrolleve për shtetasit e vendeve që nuk janë pjesë e BE-së

Komisioni i Bashkimit Evropian u ka kërkuar vendeve të BE-së, që të forcojnë kontrollet për shtetasit  e vendeve që nuk i përkasin Bashkimit Evropian e  që fitojnë shtetësi  nga  të ashtuquajturat “pasaporta të arta” – përmes investimeve.

Ky komision planifikon një monitorim më të ngushtë të atyre skemave dhe të “vizave të arta” që japin qëndrim në këmbim të investimeve të mëdha. Thuhet se ata mund të abuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash, shkruan Gazeta Alo.

Shtetësia e BE-së jep një lëvizje individuale të lirë në shumicën e BE-së, qasje të lehtë në tregun e përbashkët dhe të drejta të tjera.

Në një raport të ri, Komisioni thotë se nuk ka informacion të mjaftueshëm për mënyrën se si funksionojnë skemat. Është duke  u ngritur një ekip e posaçëshme për të monitoruar skemat dhe për të rritur ndarjen e informacionit.

Transparenca dhe informacioni:

Ekziston mungesë e informatave të qarta për mënyrën se si funksionojnë skemat, përfshirë numrin e aplikacioneve të pranuara, të dhëna ose të refuzuara dhe origjinën e aplikantëve; Shtetet e BE nuk po informojnë njëri-tjetrin rreth aplikantëve./Gazeta Alo/