Fjalë Kyçe

Ramadani-Mustafës: Jemi rëndit në rresht, ashtu sikurse e kemi rëndit edhe Ushtrinë

Ramadani-Mustafës: Jemi rëndit në rresht, ashtu sikurse e kemi rëndit edhe Ushtrinë

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani i ka reaguar edhe njëhere ish kryeministrit, Isa Mustafa i cili sot tha se zyrtarë të AAK-së, janë rëndit si fishekë për ta mbrojtur Qeverinë dhe partinë e tyre.

Ramdani, ka thënë se ish kryeministri Mustafa e ka gabi, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, AAK është rëndit në rresh,ashtu sikurse e ka rëndit Kosovën në rresht të Ushtrive.

Postimi i tij i plotë:

E ka gabim ish-kryeministri Mustafa.

Jemi rendit në rresht! Ashtu sikurse e kemi rendit Kosovën në rresht të Ushtrive të otës demokratike.

Këtë renditje në rresht nuk mund ta fshijnë këta nga historia. Njëherë në jetë ndodh kjo! Ka ndodhur tash!

Urime! Gëzoju renditjes në rresht zotëri!

Mos ju gëzoheni asnjëri renditjes si fishekë nga ata që u gëzuan pêr deklaratat tuaja kundër taksës 100 %. Sepse, duhet ta bëjmë Serbinë të paguajê për politikat e veta agresore, jo ta sulmojmë Kryeministrin Haradinaj për këtë./Gazeta Alo/