Fjalë Kyçe

5 të akuzuarit për terrorizëm shpallen të pafajshëm

5 të akuzuarit për terrorizëm shpallen të pafajshëm

 

Është shpallur i pafajshëm grupi prej 5 personave, të cilët akuzoheshin se kishin tentuar të kryenin sulme terroriste në Kosovë dhe Siri, gjatë vitit 2013, raporton KTV.

Në mungesë të provave, Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni, këtë të martë janë liruar nga akuzat për “pjesëmarrje, organizim dhe drejtim të grupit terrorist”.

Megjithatë, pas gati 4 vjetësh gjykim, ata janë shpallur fajtorë për “armëmbajtje pa leje”, “shitje të armëve” si dhe “nxitje e urrejtjes fetare”.

Avokatët i kanë konsideruar dënimet e larta, marrë parasysh, sipas tyre, që të gjithë të akuzuarit kanë pranuar fajësinë.

Në janar të 2015-s, Prokuroria, aktakuzë speciale kishte ngritur ndaj këtyre 5 personave nën dyshimin se ata ishin duke përgatitur sulme terroriste, ndër të tjerash, edhe në burgun e Idrizovës në Maqedoni, me qëllim të lirimit nga burgu të të dënuarit Shukri Aliu.