Fjalë Kyçe

Gjendet 16 vjeçarja nga Kaçaniku, qëndroi në këtë qytet

Gjendet 16 vjeçarja nga Kaçaniku, qëndroi në këtë qytet

Policia e Kosovës ka treguar se është gjetur Viola Guri, vajza 16 vjeçare nga Kaçaniku.

Lidhur me rastin e raportuar dje nga familjarët, (11.02.2019),  për zhdukjen e vajzës së tyre të  mitur, pas një pune operative në terren dhe në koordinim edhe me Policinë Rajonale të Pejës, e mitura është gjetur sot në një Qendër Tregëtare në Pejë,  dhe e njëjta është sjellur në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj. Me rastin janë duke punuar hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, e mitura do ti dorëzohet familjes.

Po ashtu, familja e të miturës, ka raportuar edhe me datën 06.02.2019 zhdukjen e saj, ndërkohë që policia e kishte gjetur dhe kthyer në familje me datën 10.02.2019, thuhet në sqarimin e PK-së./Gazeta Alo