Fjalë Kyçe

Abdixhiku- AAK-së: Mllefi që shfaqni ndaj LDK-së është tregues i frikës që iu ka kap

Abdixhiku- AAK-së: Mllefi që shfaqni ndaj LDK-së është tregues i frikës që iu ka kap

Akuzat në mes LDK-së dhe AAK-së, gjatë ditës së sotme nuk po kanë të ndalur. Ishte kryetari i LDK-së isa Mustafa ai që akuzoi kryeministrin Haradinaj për numër të madh të këshilltarëve.  E në mbrotjtje të tij doli menjehër zv.ministri i FSK-së, Burim Ramadani.

E, pikërisht akuzave të Ramadanit iu është përgjigjur edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Alo.

Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se është e vërtetë që Qeverinë nuk mund ta këshillojnë sepse nuk iu din zanatin e tyre, duke përmendur të gjitha sic i ka quajtur Abdixhiuku dështime.

Postimi i tij i plotë:

Qeverinë njëmend s’mund ta këshillojmë.

Sepse zanatin e tyre s’e dimë.

– Për me i humbë 16,000 vende pune në vit e me mbushë Kosovën kazino – nuk dimë.

– Për me i falë 54 milionë euro Bektelit pa asnjë vlerësim, por mos me e dënu kur ajo vonon punimet nuk dimë.

– Me ua fshi bizneseve të ujit 52 milion euro tatime pa asnjë kriter veçse “na u ka tekë” – nuk dimë.

– Me e mbushë kabinetin me 400 ministra, zëvendësministra e këshilltarë; nga të cilët plot nën aktakuzë e nëpër gjykatë – nuk dimë.

– Me shti me armë, me u sillë si kapadai qeveritarë, e në fund me thënë punë e madhe që e shkelim ligjin – nuk dimë.

– Me i ulë investimet e jashtme nga 400 milionë në vetëm 100, rekord i ulët historik – nuk dimë.

– Me dënu polic që hetojnë pushtetarë, e me promovu politikanë të zënë në hajni – nuk dimë

– Me dështu në liberalizim, në secilin anëtarësim e me prodhu tërheqje njohjesh, 8 sosh – nuk dimë.

Këtu jeni të pakonkurrencë. Këtu s’mund t’iu ndihmojmë ne.

Tashti, mllefi që shfaqni ndaj LDK-së, lidershipit, anëtarësisë e aktivistave tanë është tregues i frikës që iu ka kapë. Spo mund ta duroni një fakt; herë njëra e herë tjetra parti në pushtet. LDK po vjen. Po vjen shpejtë, fortë e qartë. Dëshirat tuaja për ndarje, përçarje e rënie të LDK-së kanë marrë fund. Me të marrin fund dhe të gjitha politikat e mbrapshta të kapjes në këtë vend./Gazeta Alo/