Fjalë Kyçe

Aksident i rëndë në Vushtrri, ky është numri i personave të lënduar

Aksident i rëndë në Vushtrri, ky është numri i personave të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Vushtrri rreth orës 14:20, njofton policia.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësua katër persona.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Gazeta Alo/