Fjalë Kyçe

Aksident në Landovicë të Prizrenit

Aksident në Landovicë të Prizrenit

Dje rreth orës 16:40, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe motoçiklete në Landovicë të Prizrenit.

Ngasësi i motoçikletës, i cili ka marrë lëndime të rënda është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa pasagjeri tjetër pas trajtimit në Spitalin rajonal të Prizrenit.

“Raportohet aksident trafiku me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar, si dhe një motoçikletë me drejtues dhe pasagjer meshkuj K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore marrin drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët dërgohen për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Pasagjeri pas tretmanit mjekësor lirohet, kurse drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda (frakturë të krahut dhe brinjëve) dërgohet për tretman të mëtejme mjekësor në QKUK. Me vendimin e prokurorit vozitësi i dyshuar lirohet.”, njofton policia.