Fjalë Kyçe

Aktakuzë ndaj dy personave që kishin kryer vjedhje në vitin 2013

Aktakuzë ndaj dy personave që kishin kryer vjedhje në vitin 2013

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, Xh.D. dhe Xh.B., për veprën penale “Grabitje”, që kishte ndodhur gjatë vitit 2013.

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, Xh.D. dhe Xh.B., për veprën penale “Grabitje”, nga neni 329, paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit, Xh.D. dhe Xh.B., me 29 nëntor 2013, rreth orës 02:00 të mëngjesit në Pejë, në koordinim me të pandehurin I.I. (ndaj të cilit është lëshuar fletrreshtim ndërkombëtar), duke vepruar si grup dhe me armë kanë sulmuar jetën e të dëmtuarve, G.Sh. dhe I.H., në atë mënyrë që pasi që e kishin kuptuar se posedon një shumë të konsiderueshme të parave, i pandehuri I.I., i cili gjendej brenda lokalit, i lajmëron të pandehurit Xh.D. dhe Xh.B , këta të fundit futen të maskuar brenda lokalit, dhe fillimisht e qëllojnë me armë viktimën I.H, e nga gjepi i të cilit marrin 8000 (tetëmijë) euro, dhe largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në kumtesë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë./Gazeta Alo/