Fjalë Kyçe

Arbërie Nagavci ka paditur Teuta Haxhiun

Arbërie Nagavci ka paditur Teuta Haxhiun

Deputetja Arbërie Nagavci ka bërë padi për shpifje kundër deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu.

Padinë e ka dorëzuar personalisht deputetja Nagavci në Gjykatën Themelore në Prishtinë, njofton LVV-ja përmes një statusi në Facebook.

Sipass VV’së, padia ka të bëjë lidhur me shpifjet që deputetja e AAK’së i ka bërë në drejtim të deputetes së VV’së.

Postimi i tyre i plotë në Facebook.

“Deputetja Arbërie Nagavci ka bërë padi për shpifje kundër deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu. Padinë e ka dorëzuar personalisht deputetja Nagavci në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Shpifjet e Haxhiut kinse në lidhje me keqpërdorimet e Nagavcit vijnë në kohën kur është shtuar kritika ndaj keqqeverisjes së Haradianajt. Ajo vazhdimisht i përdor këto shpifje për ta hequr vëmendjen nga kritikat për Haradinajn. Kulmi i tyre ishte në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim më 14 janar 2019, të thirrur si reagim ndaj situatës me grevën e përgjithshme në sistemin arsimor. Pikërisht këtë ditë, Haxhiu nuk u mor me nxënësit si anëtarë e Komisionit. Nuk u mor as me prindërit si deputete por vendosi ta bëjë rivalen politike duke gënjyer”/GazetaAlo/