Fjalë Kyçe

Arifi i tregon Daçiqit se kur do të hiqet taksa

Arifi i tregon Daçiqit se kur do të hiqet taksa

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po i përcjell me vëmendje deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë Haradinaj lidhur me taksën. Përmes mediave të Beogradit Daçiq ka analizuar fjalët e Avni Arifit, më pas ka deklaruar se Kosova do ta shfuqizojë taksën.

Arifi tha se taksa do të hiqet kur Serbia ta njohë Kosovën

Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur Ivica Daçiqit për deklaratat që ky i fundit i bëri në Beograd.

“Dy javë ditë pasi Serbia ta njohë Kosovën do ta heqim tarifën”, tha Arifi për Express.

Arifi e ftoi Daçiqin ta njohë Kosovën e pavarur dhe të krijohet tregu i përbashkët evropian.

“Nëse këtu Daçiq po sheh diçka pozitive unë e përgëzoj atë dhe e ftoj që sa më shpejt ta njohë Kosovën në mënyrë që ta krijojmë tregun e përbashkët në krejt Evropën Juglindore”, përfundoi ai.

Ndryshe, Daçiq ia ka deshifruar Arifit se “pezullim i taksës” në përkthim në “gjuhë të thjeshtë” i bie shfuqizimi i saj.