Fjalë Kyçe

Edhe një ish-luftëtar i UÇK-së ftohet për intervistim nga Specialja

Edhe një ish-luftëtar i UÇK-së ftohet për intervistim nga Specialja

I ftuari i radhës nga Prokuroria e Specializuar është ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi nga Komuna e Rahovecit.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të UÇK-së në këtë komunë, e cila ka njoftuar se Gashi do të intervistohet ditën e nesërme.

Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK-së, njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë ishte formuar edhe Brigada 124 “Gani Paçarizi”, e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut.

Isuf Gashi është invalid i luftës, i cili u plagos rëndë në vitin 1998.