Fjalë Kyçe

Engel ia kthen urimin Thaçit në këtë mënyrë

Engel ia kthen urimin Thaçit në këtë mënyrë
Pas urimit që i bëri presidenti i vendit, Hashim Thaçi për Eliot Engel në zgjedhjen e këtij të fundit në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan, ai ia ka kthyer urimin presidentit të Kosovës.
Në një postim në Twitter, Engel e ka falënderuar presidentin Thaçi për urimin e tij, teksa ka thënë se së bashku do të punojnë për të mirën e popullit amerikan dhe kosovar.

“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në Twitter.

E në urimin e tij, Thaçi thoshte se pret që së bashku me Engel të bashkëpunojë në të mirën e të dy popujve.

Kujtojmë, se Engel përveq Thaçit është uruar edhe nga krerë tjerë institucionalë, nga Haradinaj, Veseli, Pacolli e Limaj.