Fjalë Kyçe

Ensar Kastrati vuan nga një sëmundje e rrallë

Ensar Kastrati vuan nga një sëmundje e rrallë

11 vjeçari nga Gjakova, Ensar Kastrati është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë dhe të rrallë, të quajtur Leokimia Burkitte.

Ai është shtruar në Spitalin e Fëmijëve në divizionin e Pediatrisë Hematologkike dhe Onkologjisë në Freiburg të Gjermanisë, ku aktualisht i është nënshtruar kimioterapisë.

Trajtimi dhe qëndrimi i tij në spitalin gjerman kushton shtrenjtë, andaj familja ka kërkuar ndihmë financiare nga të gjithë ata që kanë mundësi.

Trajtimi dhe qëndrimi i tij ne spitalin Gjerman kushton 150.000 €, dhe kjo shumë është e papërballueshme për prindërit dhe familjen e tij.

Deri tani, familja e tij ka arrit të sigurojë 70.000 €, ndërsa edhe 80.000 €, tjera nevojiten për ta
kompletuar shumën e kërkuar nga spitali ku po qëndron Ensari, i cili është djali i vetëm në familje.

Familjarët lusim të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi, teksa shihet se procedura e transferimit është shumë e thjeshtë, e lehtë dhe e sigurt (transparente)!

Linku ku mund të dhuroni paratë për Ensarin:

https://gogetfunding.com/ensar-kastrati-vuan-nga-burkitt-leukemia/