Fjalë Kyçe

Haradinaj e përshkruan me këto fjalë Ismail Qemailin

Haradinaj e përshkruan me këto fjalë Ismail Qemailin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ismail Qemalin njeriun i cili e shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Ismail Qemail Vlora u la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme. Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore. I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë!/Gazeta Alo/