Fjalë Kyçe

Haradinaj: Mala e Berisha dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim

Haradinaj: Mala e Berisha dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka bërë homazhe te lapidari dhe varret e dy dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, në nderim të 35 vjetorit të rënies së tyre.

Haradinaj, ka thënë se që të dy me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Në kërkim të lirisë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të parët u nisen me guxim, duke u vënë në ballë të rezistencës shqiptare. Me aktin e tyre heroik dëshmuan se është vetëm një rrugë, ajo e luftës për çlirim. Në nderim të 35-vjetorit të rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, kam bërë homazhe te lapidari dhe te varret e dy heronjve, në kompleksin e Dëshmorëve në Gjilan. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!/Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj