Fjalë Kyçe

Haradinaj tregon se si do të funksionojë Projektligji për Qeverinë

Haradinaj tregon se si do të funksionojë Projektligji për Qeverinë

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se Projektligji për Qeverinë rregullon jo vetëm numrin e resorëve dhe të të emëruarve politik, por edhe përgjegjësitë e tyre.

Ndërsa, tha se në Kosovë është krijuar një traditë dhe njohje për qeverisje, shkruan Gazeta Alo.

Këto komente, kryeministri Haradinaj i bëri pas mbledhjes së grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit  për Qeverinë, duke thënë se beson që ky ligj do të jetë më i miri në rajon.

“Me këtë projektligj nuk e bëjmë vetëm zvogëlimin mekanik të të punësuarve, por edhe saktësohet marrja e përgjegjësive dhe mënyra e marrjes së detyrave”, është shprehur Haradinaj

Haradinaj, tha se kanë nxjerr mësime si duhet të veprohet me qeverisjen në vend./Gazeta Alo/