Fjalë Kyçe

Hashim Thaçi është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale

Hashim Thaçi është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka theksuar se as i pari i vendit, Hashim Thaçi nuk do të shpētoj nga Gjykata Speciale.

Madje, ka shtuar në një emision televiziv, se Thaçi tashmë ka gjetur edhe avokatët që do ta mbrojnë.

“Gjykata është bërë ekskluzivisht për Hashim Thaçin, nuk është për ty (gazetarit) e mua. Ai mund t’i bëjë 100 marrëveshje me Serbinë, prap nuk shpëton nga Gjykata Speciale”, tha ai.

Ai tha se Thaçi është marrë dy-tri herë në pyetje nga ana e Gjykatës Speciale.

“Të paktën dy herë ose edhe tri herë është marrë në pyetje nga ana e Gjykatë Speciale”, tha ai në T7, raporton Gazeta Alo.

Zeka ka theksuar se edhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit tashmë i ka ardhur ftesa nga ana e Gjykatë Speciale.

“Nuk e di se a e ka marrë apo jo ftesën Kadri Veseli. Por, ftesa nga Gjykata Speciale ka ardhur në Prishtinë”, ka theksuar ai.