Fjalë Kyçe

I keqësohet gjendja duke pritur autobusin, ndërron jetë në spital

I keqësohet gjendja duke pritur autobusin, ndërron jetë në spital

Një person në Pejë ka ndërruar jetë, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Viktima derisa ishte duke pritur në një stacion të autobusëve i është keqësuar gjendja shëndetësore, ku më pas i njëjti është dërguar në spital dhe mjeku ka konstatuar se personi ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Alo/