Fjalë Kyçe

Ish-amasadori i Kosovës thotë se lehtë mund edhe t’i hapim varrim shtetësisë

Ish-amasadori i Kosovës thotë se lehtë mund edhe t’i hapim varrim shtetësisë

Presidenti Hashim Thaçi edhe më tutje nuk u ka dorëzuar asnjë dokument se çka ka biseduar me Serbinë deri tash ekipit negociator të udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj. E, sipas ish-ambasadori të Kosovës në Suedi, Lulzim Pecit, mbajta e delegacionit të painformuar nga Presidenti Thaçi tregon se ata janë kthyer në oborrtarë.

Peci, i cili është themelues i KIPRED’it, thotë se mosdorëzimi i dokumenteve nga Presidenti Thaçi te delegacioni i formuar nga Qeveria dhe PSD’ja, po i kthen anëtarët e këtij ekipi në oborrtarë të presidentit.

“Mos-dorëzimi i dokumenteve Ekipit Negociator nga ana e Presidencës është sinjal i qarte se ky ekip është duke u shndërruar ne “oborrtare” te Presidencës, dhe se atributi “shteteror” po tregohet se është farse”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ish-ambasadori thotë po hapen gropa dhe shumë lehtë mund të shkohet deri te ‘varrimi i shtetësisë’.

“Rruge te vështirë kemi para vetit, dhe atë plote me gropa, qe po duket se shume me tepër do t’i bëjmë ne vetes, se sa qe do na i bejne te tjeret. Me kete lloj qasje te “grope hapjes” mundet shume lehte edhe t’ia hapim varrim shtetësisë se Kosovës”.

Sipas Pecit, duhet të angazhohen të gjithë që të mos shkatërrohet e ardhmja.

“Për këtë arsye, kemi obligim te gjithë, si politika, ashtu edhe mediat dhe shoqëria civile, te jepim maksimumin tone qe mos te lejojme qe para syve tane te na shkaterrohet e ardhmja e jone dhe brezave qe do vijne pas neve”, ka shkruar ish-ambasadori.

Ekipi i dialogut, i formuar nga rezoluta e votuar në Kuvend më 15 dhjetor, përbëhet nga Avni Arifi, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Ymeri dhe Gorani nga PSD-ja plotësojnë vendet e zbrazëta të LDK-së dhe Vetëvendosjes, që refuzojnë këtë ekip.

Ky ekip negociator të martën janë pritur në Bruksel nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.