Fjalë Kyçe

Këshilltari i Haradinajt: Je bë me të dashtë Serbia o Isë

Këshilltari i Haradinajt: Je bë me të dashtë Serbia o Isë

Një reagim i ashpër ndaj ish kryeministrit Isa Mustafa, ka ardhur nga këshilltari i kryeministrit aktual Ramush Haradinaj, Avni Arifi.

Arifi, duke iu referuar deklaratave të sotme të presidentit serb, Aleksander Vuqiq i cili në një konferencë për media ka thënë se i ka pelqyer qëndrimi i LDK-së dhe Isa Mustafës për letrat e dërguara nga Donald Trump, Arifi ka shkruar se Isa Musafa je bërë me të dashtë Serbia, shkruan Gazeta Alo.

“Je bo me të dashtë Serbia o Isë. Kurrë sdo të harrojmë as ne por si duket as Serbia që ti ishe ai që nënshkrove Zajednicën . Skanë faj që pajtohen me ty. Në fakt ti pajtohesh me ta”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Aleksander Vuçiq ka deklaruar sot në një konferencë për media se i ka pëlqyer qëndrimi i LDK-së dhe Isa Mustafës për letrat e dërguara nga Donald Trump.

Sipas presidentit serb, qëndrimi i LDK-së është pozitiv.

“Ne jemi duke pritur një vendim nga shqiptarët. Tani mendoj se është më e lehtë pas deklaratave të LDK-së. Sipas hulumtimeve, LDK është partia më e fuqishme dhe kjo jep lehtësi për një vendim” ka thënë Vuçiq./Gazeta Alo/