Fjalë Kyçe

LDK përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

LDK përshëndet ndryshimet kushtetuese në Maqedoni

Me rastin e ratifikimit nga Kuvendi i Maqedonisë të amendamenteve kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedonia Veriore, LDK ka përgëzuar shtetin fqinj.

LDK thekson se ratifikimi i amendamenteve kushtetuese për të ndryshuar emrin në Maqedonia Veriore, si respektim i Marrëveshjes së Prespës, është hap i fuqishëm i Maqedonisë drejtë fqinjësisë së mirë në Ballkan, një hap i vendosur drejt një Ballkani më të sigurt, më të integruar në strukturat euro-atlantike, më paqësor dhe me më shumë prosperitet.

Përmes një komunikate për media LDK Përgëzojn Kuvendin e Maqedonisë dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni për kontributin e dhënë drejtë një ardhmërie më të ndritur në Ballkan./Gazeta Alo/