Fjalë Kyçe

Lekaj: Të gjitha rrugët janë të sigurta për qarkullim

Lekaj: Të gjitha rrugët janë të sigurta për qarkullim

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se në këtë vikend mund të udhëtohet nëpër të gjitha rajonet e Kosovës pasi rrugët janë të pastra në mbarë Kosovën.

Lekaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se të gjitha rrugët janë të sigurta për qarkullim, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

“Natyrën e bukur të Kosovës e ka hijeshuar edhe më shumë bora e ditëve të fundit. Që rrugët regjionale, nacionale dhe autostradat të jenë të sigurta për qarkullim edhe gjatë ditëve kur pati reshje të mëdha, u përkujdesën 14 kompani të kontrakturara bashkë me ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. Shijojeni borën, vikend të këndshëm”./Gazeta Alo/