Fjalë Kyçe

Meta thumbon Cakajn: Ustai i madh, do të mësojë gjeniun si ndryshohen kufijtë

Meta thumbon Cakajn: Ustai i madh, do të mësojë gjeniun si ndryshohen kufijtë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk po ndalet së reaguari ndaj propozimit të kryeministrit Edi Rama, për Gent Cakajn nga Kosova në krye të Ministrisë së Jashtme.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Meta ka shkruar se pikërisht sot në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, Shqipëria do të ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë 🚗 ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla 🚗 e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria🇦🇱 do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria🇦🇱 do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.🇦🇱/Gazeta Alo/