Fjalë Kyçe

Ministri Bytyqi merr një vendim të rëndësishëm për arsimin parauniversitar

Ministri Bytyqi merr një vendim të rëndësishëm për arsimin parauniversitar

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se nga sot do të vendosen kutitë e ankesave nëpër të gjitha insitucionet parauniversitare të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Ai në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shpreh gatishmërin që ti ketë nën mbikqyrje Inspektorati I Arsimit për një përiudhë një vjëcarë këto kuti të ankesava, dhe të jenë të gashtshmë t’i mënjanjojnë të gjitha parregullsit që mund të shfaqen në këto institucione.

Ky është postimi i tij I plotë:

Të dashur qytetarë,
Sot kam marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.
Për zbatimin e këtij vendimi, kam obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit).
Këtë vendim, e kam marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.