Fjalë Kyçe

Mustafa nuk ndalet, kësaj here i reagon zv.ministrit Ramadani

Mustafa nuk ndalet, kësaj here i reagon zv.ministrit Ramadani

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar përsëri ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, por, kësaj radhe i është kundërpërgjigjur zv,kryeministrit të FSK-së, i cili vjen nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani.

Isa Mustafa, pak më parë kishte akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj për numrin e madh të këshilltarëve , derisa i menjëhershëm ishte reagimi i Ramadanit, i cili ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish kryeministrit Mustafa, shkruan Gazeta Alo.

Mustafa, nuk e ka lënë me kaq. Ai ka shkruar përsëri në profilin e tij në Facebook, duke thënë se AAK është organizuar dhe janë rënditur si fishekë për ta mbrojtur partinë dhe qeverinë e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Po i lexoj disa reagime nga AAK në postimin tim

Për nj gjë s’mund e te mos pajtohem me ta. Janë organizuar dhe janë renditë si fishekë që ta mbrojnë partinë dhe qeverinë e tyre. Sikurse edhe ata të PDK-së. Nuk është me rëndësi çfarë thonë. Ti flet për lisa ata për fshesa, por reagojnë. Edhe të këqyrin në sy. E sa i përket LDK-së, iu shpreh ngushëllime që nuk do tu del ashtu si ata e paskan menduar. Unë nuk kam biseduar me ta! IM/Gazeta Alo/