Fjalë Kyçe

Ndalen dy femra të moshës së mitur në kufi te Dheu i Bardhë, policia jep detaje

Ndalen dy femra të moshës së mitur në kufi te Dheu i Bardhë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar të  Dheu i Bardhë  gjatë  kontrollimit dhe legjitimitetit të  udhëtarëve në një  autobus kanë ndalur dy femra të moshës së mitur pa dokumentacion valid dhe pa pë rcjellje.

Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar viktimat dhe dy personat e dyshuar meshkuj njëri K/Shqiptar, dhe tjetri Shqiptar/shtetas i Serbisë, të cilët janë përgjegjës të kalimit ilegal të kufirit, shkruan Gazeta Alo.

Dy viktimat janë intervistuar në prani të prindërve, avokatit mbrojtës dhe të prokurorit , kurse dy të dyshuarit pas intervistimit ,lirohen në procedurë të rregullt./Gazeta Alo/