Fjalë Kyçe

Pas Shqipërisë vazhdojn protestat edhe në Serbi

Pas Shqipërisë vazhdojn protestat edhe në Serbi

Protestuesit e opozitës serbe janë duke u përgatitur për protesta shtesë në Serbi kundër presidentit Aleksander Vuçiq, të cilin e akuzojnë për cenimin e lirisë së medieve dhe shtypjen e opozitës.

Aksionet e ditës së djeshme janë të fundit në vargun e protestave kundër Vuçiqit. Protestat janë nxitur edhe më tepër muajin e kaluar, kur disa persona të dhunshëm e rrahën politikanin e opozitës, Borko Stefanoviq.

Javën e kaluar, rreth 15 mijë protestues marshuan në Beograd duke brohoritur “Vuçiq, hajn”. Për shumë protestues, sulmi ndaj politikanit të opozitës mund të krahasohet me sulmet ndaj kundërshtarëve politikë gjatë viteve të nëntëdhjeta nën udhëheqjen e ish-liderit famëkeq, Sllobodan Millosheviq.

Një grup i partive opozitare e ka fajësuar partinë e Vuçiqit për sulmin ndaj politikanit Stefanoviq. Sidoqoftë, autoritetet e kanë mohuar përfshirjen e kësaj partie në sulm. Vitin e kaluar, Komisioni Evropian kishte shprehur shqetësime për lirinë e medieve në Serbi, më saktësisht për kërcënimet dhe dhunën kundër gazetarëve, shkruan “Free Europe”.