Fjalë Kyçe

Policia jep detaje për therjen e nxënësit në Prishtinë

Policia jep detaje për therjen e nxënësit në Prishtinë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për Gazetën Alo se sot rreth orës 13:30 në afërsi të shkollës fillore ‘Shtjefën Gjeqovi”, në Prishtinë një nxënës 19 vjeçar është therur me thikë.

“Rreth orës 13:30 është raportuar rasti Lëndim Trupor ( therje me thikë) në afërsi të shkollës Fillore “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se dy grupe  janë përleshur në mes veti me ç’rast viktima një 19 vjeçar ka marrë lëndime në këmbë që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, ka thënë Borovci për Gazetën Alo.

Borovci, ka deklruar se të dyshuarit kanë iku nga vendi i ngjarjes por se janë të njohur për policinë.

“Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, porse janë të njohur për policinë. Policia ka dalë  në vendngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, ka thënë ai./Gazeta Alo/