Fjalë Kyçe

Pyetësori me shumë gabime drejtshkrimore të profesorit të Universitetit të Prishtinës

Pyetësori me shumë gabime drejtshkrimore të profesorit të Universitetit të Prishtinës

Një test që është bërë publik në rrjetet sociale e që është përpiluar nga një profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Fatkeqësisht jo për ndonjë gjë të mirë. Testi i përpiluar nga një profesor është me qindra gabime drejtshkrimore.

Ky test përmban gabime të tmerrshme drejtshkrimore, por nuk është bërë e ditur se nga cili profesor dhe në cilën lëndë është bërë ky test, shkruan Insajder.

“Nr i aidis”, nis kështu me pyetjet në test profesori. Pastaj vazhdon me gabime të tjera deri tek pyetja e pestë e cila rezulton më skandalozja: “Sa orë mbi orarin e rregull punëdhënës ka të drejt ta oblgoj të punsuarn dhe për qfar perudhe”.

Më poshtë po sjellim fotografinë që i është bërë këtij testi me të gjitha gabimet: