Fjalë Kyçe

“Qeveria duhet të rrëzohet për shkak të keqqeverisjes në shumicën e sektorëve”

“Qeveria duhet të rrëzohet për shkak të keqqeverisjes në shumicën e sektorëve”

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glak Konjufca, ka thënë se Qeveria duhet të rrëzohet për shkak të keqqeverisjes në shumicën e sektorëve, e jo për shkak të taksës 100%.

Në një postim në Facebook ai ka thënë se taksa u vendos pa planifikim, por ajo ësht mirë të mbetet.

“Ne nuk duam që qeveria e drejtuar nga Haradinaj të rrëzohet për shkak të taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë. Ne kërkojmë ta rrëzojmë këtë qeveri për shkak të keqqeverisjes në shumicën e sektorëve” është shprehur Konjufca.

Postimi i tij i plotë:

“Ne nuk duam që qeveria e drejtuar nga Haradinaj të rrëzohet për shkak të taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë. Ne kërkojmë ta rrëzojmë këtë qeveri për shkak të keqqeverisjes në shumicën e sektorëve. Taksa u vendos pa planifikim, por ajo është mirë të mbetet, ndërkohë që vendi shkon në zgjedhje”/GazetaAlo/