Fjalë Kyçe

Thaçi “errësoi” arsyen e dëbimit të gylenistëve

Thaçi “errësoi” arsyen e dëbimit të gylenistëve

Mosbashkëpunimi i presidentit Hashim Thaçi me Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë gylenistëve ka shkaktuar dështimin e hartimit të raportit për këtë çështje, shkruan Zëri.

Komisionit Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq i ka përfunduar mandati në dhjetor të 2018-s dhe ende nuk ka arritur ta përgatisë raportin për arsyet e dëbimit të gylenistëve nga Kosova.

Ndër shkaktarët e shumtë që kanë penguar përfundimin e këtij raporti është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari këtij Komisioni, Xhelal Sveçla, thotë se mosintervistimi i presidentit Thaçi për dëbimin e gylenistëve ka lënë shumë zbrazëti në përpilimin e raportit final. Megjithatë, ky Komision ka kërkuar një muaj afat shtesë për ta hartuar përfundimisht raportin.