Fjalë Kyçe

Vuçiq: Nëse nuk merremi vesh me Kosovën, na pret katastrofa

Vuçiq: Nëse nuk merremi vesh me Kosovën, na pret katastrofa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me përpjekjet e tij për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, e cila mund të mos pëlqehet nga populli serb, synon të përmbushë një qëllim më të lartë, sesa politika ditore.

Marrëveshja duhet të arrihet, ka deklaruar Vuçiq për “Politika”.

“Në rast të kundërt, do të përballemi me një katastrofë”, ka paralajmëruar ai.

Vuçiq ka thënë se nëse Kosova heq taksën për produktet nga vendi i tij, Serbia “do të kthehej menjëherë në Bruksel” për të vazhduar dialogun me Kosovën.

I pyetur se si e sheh deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se taksa do të hiqet vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve, Vuçiq është shprehur: “Unë e kam konsideruar atë gjithmonë të papërgjegjshëm, por s’e kam ditur se është kaq i papërgjegjshëm”.