Fjalë Kyçe

Zhurma nga kafenetë shqetëson qytetarët e Prishtinës

Zhurma nga kafenetë shqetëson qytetarët e Prishtinës

Banorët përreth rrugës “Rexhep Luci” ankohen se lokalet po u prishin rehatinë, arsyetohen pronarët
Sa herë ka festa, Violeta Geci, ka problem rehatinë në banesën e saj.

Kjo pasi zhurma që vije nga lokalet në katin e parë të ndërtesës është e madhe.

Ajo thotë se kjo gjë ka ndikuar edhe në shëndetin e saj.

Violeta dhe bashkëshorti i saj finlandez shpesh janë detyruar t`i mbyllin të gjitha dritaret dhe të kërkojnë hapësirë më me pak zhurmë në banesën e tyre, raporton T7.

Por, çfarë do të ndodhte në Finlandë nëse zhurma e lokaleve prish rehatinë banorëve përreth?

Edhe Xhavit Shkodra, thotë të ketë të njëjtin problem me ndotjen akustike.

Prandaj Shkodra incizoi këtë aktivitet të zhurmshëm si dëshmi për autoritetet komunale.

Ai thotë se një situatë e tillë po e bënë të padurueshme jetën në banesat e tyre në rrugën Rexhep Luci.

Por dikë, zhurma e lokaleve nuk e ka penguar asnjëherë.

E pronari i një lokali në këtë pjesë të Prishtinës, thotë se mungesa e një rregulloreje për këtë çështje është problematike.

Dardan Ahmetaj thotë se për këtë arsye ata po dënohen shpesh nga Policia e Kosovës.

Për shkak të këtyre dënimeve, Shoqata e Gastronomeve të Prishtinës, nëpërmjet një komunikate, pati akuzuar autoritetet për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.