Fjalë Kyçe

Moti befasues gjatë dy ditëve të vikendit

Moti befasues gjatë dy ditëve të vikendit

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të vikendit, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, dukshëm mbi vlerat e normales.

Siç thuhet në njoftim, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Alo/