Fjalë Kyçe

Moti për nesër, me vranësira dhe ngrica

Moti për nesër, me vranësira dhe ngrica

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në disa zona do të ketë mjegull.

Ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit, vetëm në pjesën e parë të ditës dhe gjatë natës, kurse mesdita paraqitet me vlera positive.

“Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale. Në fushat termike do të ketë ngritje, sidomos në vlerat e temperaturave maksimale, derisa në vlerat e minimaleve gjendje mbetet pothuaj njëjtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK.