Fjalë Kyçe

Nesër mot i ftohtë dhe me mjegull

Nesër mot i ftohtë dhe me mjegull

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas njoftimit nga IHMK-së nëpër ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Masat e ajrit me presion të lartë vazhdojnë të mbeten aktive mbi territorin tonë. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.