Fjalë Kyçe

Nesër rikthehet bora, por do të ketë edhe një befasi

Nesër rikthehet bora, por do të ketë edhe një befasi

Nesër në Kosovë do të ketë reshje të borës e të shiut, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Vendi ynë do të ndikohet nga fushat ciklonike me origjinë nga perëndimi dhe veriperëndimi i kontinentit. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj që mbi vendin tonë të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore duke përfshirë gjithë territorin”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.