Fjalë Kyçe

Sa duhet të prisni për të ngelur sërish shtatzënë

Sa duhet të prisni për të ngelur sërish shtatzënë

Nënat duhet të presin të paktën një vit midis lindjes tyre dhe të shtatzënisë tjetër për të reduktuar rreziqet shëndetësore për nënën dhe foshnjën, thotë një studim i ri.

Boshllëqet e vogla midis shtatëzanive rrezikojnë lindjet e parakohshme, foshnje më të vogla ,poashtu edhe vdekje, shkruan Gazeta Alo.

Dr Wendy Norman tha se ky studim ishte “lajm inkurajues” për gratë mbi  moshen 35 vjeçare që planifikonin familje e tyre.

“Nënat me te moshuara për herë të parë kanë dëshmi të shkëlqyera për të udhëhequr ndarjen e fëmijëve të tyre”, tha ajo.

“Arritja e këtij intervali kohor është ideale dhe duhet të aplikohet për shumë gra dhe është i rëndësishëm për të reduktuar rreziqet e ndërlikimeve”.

Studimi i rreth 150,000 lindjeve në Kanada, nga Universiteti i British Columbia (UBC) dhe Shkolla e Shëndetit Publik Harvard TH Chan është botuar në JAMA Internal Medicine.

Studimi zbuloi 12 deri në 18 muaj ishte kohëzgjatja ideale midis lindjes dhe shtatzënisë përsëri.

Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë aktuale rekomandojnë një interval ideal prej 24 muajsh dhe jo më pak se 18 muaj.