Fjalë Kyçe

Gjatë shtatzënisë truri i gruas ndryshon mënyrën e funksionimit

Gjatë shtatzënisë truri i gruas ndryshon mënyrën e funksionimit

Shtatzënia mund të shkaktojë ndryshime se si truri i grave funksionon dhe i ndihmon ata të lidhen me fëmijën e tyre, zbulon një studim i ri.

Studiuesit thonë se gjatë shtatzënisë ndryshohet lëvorja cerebrale, shtresat e jashtme të lëndës gri  që luajnë një rol kyç në përpunimin e informacioneve.

Ky ristrukturim ndodh edhe para lindjes, me nënat që përjetojnë një lidhje më të fortë me foshnjat e tyre, sepse ato janë më të ndjeshme ndaj shprehjeve të fytyrës së foshnjës së tyre.

Hulumtimet e më parëshme janë përqendruar nga ndryshimet e trurit të nënës gjatë periudhës paslindure, por një skuadër nga Universiteti i Torontos në Kanada, thotë se ky ndryshim është i pari që analizon ndryshimet e trurit gjatë shtatzënisë

Gjetjet hedhin dritë mbi fenomenin “truri i shtatzënisë” ku gratë thonë se ato harrojnë më shumë dhe bëhen më emocionale gjatë shtatzënisë.

Ideja është se i ndihmon ato për t’u përqendruar në nevojat e një të porsalinduri dhe duke i lënë anash më shumë kujtesën rreth gjërave tjera të përditshme rreth shtëpisë apo çka do tjetër- duke i bërë ato nëna më të mira.