Fjalë Kyçe

Kjo është përgjigja e Uran Ismailit për LDK-në

Kjo është përgjigja e Uran Ismailit për LDK-në

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i është kundërpërgjigjur Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët sot kanë thënë se sektori i shëndetësisë në vitin 2018 ka qenë mjaftë keq.

Ismaili ka deklruar se duke se viti 2018 ka qenë viti më i mirë që ka pasur sektori shëndetësor në vend, shkruan Gazeta Alo.

Ai përmes një postimi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se është LDK-ja, ajo e cila e ka shkatërruar sistemin shëndetësor për 10 vjet me radhë.

Postimi i tij i plotë:

LDK, e cila ka shkatërruar sistemin shëndetësor për 10 vjet me radhë dhe e ka varfëruar qytetarin, sot flet për kolaps në këtë sektor. Është e vërtetë se ka një kolaps, por ai është kolapsi i së keqes – të cilën e ka lënë trashëgim kjo parti që mbi shëndetësinë kishte një lloj monopoli politik.

Ndaljes së korrupsionit në blerjen e barnave prej 6 milionë euro, rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë dhe shërbimit 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin, si vetëm një pjesë e vitit më të suksesshëm që ka pasur shëndetësia pas lufës, do të duhej t’u gëzohej edhe LDK-ja.

Fakti që janë kryer më shumë punë brenda vetëm një viti sesa gjatë tri mandateve të LDK-së, duhet të jetë pikëlluese për ta, por unë i ftoj që të jenë përkrahës, e jo pengues, të reformave në shëndetësi, prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë, pa dallime partiake./Gazeta Alo/