Fjalë Kyçe

LDK fajëson Ministrinë e Shëndetësisë, e akuzojnë për këtë çështje

LDK fajëson Ministrinë e Shëndetësisë, e akuzojnë për këtë çështje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur akuza të shumta për Ministrinë e Shëndetësisë.

Në një konferencë për media deputeti i LDK-së,  Haxhi Avdyli dhe Naser Rugova kanë thënë se kjo Ministri është duke u mburrur me projektet që siç thanë ata kanë qenë të planifikuara më herët e që janë realizuar tani.

Sipas LDK-së Ministria e Shëndetësisë është thirrur se i ka realizuar këto projekte si të reja e jo si të planifikuara.

“Viti 2018 ishte një vit i dështuar i shëndetësisë në Kosovë, vit i cili kaloi pa asnjë reformë legjislative. Ishte paraparë që të vinte në kuvend Ligji për Sigurime Shëndetësorë dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në fund të vitit 2019 do të vij Ligji për Shëndetësi dhe jo për sigurimet shëndetësorë. Viti 2020 do të kalojë me diskutime dhe tek në vitin 2021 do ta kemi rastin për ndryshime”, tha Avdyli.

Ky subjekt politik ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë edhe për disa kontrata me barna. Ata kërkuan nga ministri Uran Ismaili që të bëj më shumë në sistemin shëndetësor./Gazeta Alo/