Fjalë Kyçe

Meshkujt duhet të nisin familje para moshës 35 vjeçare , kjo është arsyeja

Meshkujt duhet të nisin familje para moshës 35 vjeçare , kjo është arsyeja

Hulumtuesi Michael Eisenberg, nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Stanfordit, tha: ‘Ne tentojmë të shikojmë faktorët e nënës në vlerësimin e rreziqeve të lidhura me lindjen.

“Por ky studim tregon se të kesh një fëmijë të shëndetshëm është një sport në ekip dhe mosha e babait kontribuon edhe në shëndetin e foshnjës”.

Ai tha se pasi meshkujt goditin moshën 35 vjecare, ka një rritje të lehtë të defekteve të lindjes, por rreziku rritet më ashpër, teksa meshkujt mbushin moshën 40-vjeçare e 50-vjeçare.

Kjo ndodh sepse çdo vit që kalon , ai grumbullon dy mutacione të reja në ADN-në e spermës së tij, shkruan Gazeta Alo.

Krahasuar me baballarët midis moshave 25 dhe 34, foshnjat e lindura tek meshkujt midis moshës 35 dhe 44 vjeç ishin rreth 5% më shumë gjasa që të lindnin parakohe ose me peshë të ulët.

Për meshkujt e moshës 45 vjeç e lart, kishin 14% më shumë gjasa të pranoheshin në kujdesin intensiv, 14% më shumë të ngjarë të lindnin para kohe, 18% më shumë të ngjarë të kishin sulme dhe 14%  më shumë gjasa të kishin një peshë të vogël lindjeje.