Fjalë Kyçe

Përfitimet nga kripa e himalajeve

Përfitimet nga kripa e himalajeve

Kripa e himalajeve është unike dhe gjindet vetëm në Azi. Besohet se rreth 200 milionë vjet më parë, shtretërit e kripës së kristalizuar të detit u varrosën nën një shtresë lava.

Me kalimin e kohës, kripërat u ruajtën nga elementët me shtresën e tyre mbrojtëse të lavës që u kthye në shkëmb. Këto kripëra janë mbajtur në gjendje gati të pacenuar, të paprekura nga ndotjet e njeriut modern.

Përfitimet

Kripa e himalajes është e mbushur plot me minerale . Në fakt, të njëjtat 84 minerale mund të gjenden në trupin e njeriut dhe në këtë kripë roze të rrallë, shkruan Gazeta Alo.

Disa minerale që vlen të përmenden janë klorur natriumi, sulfati, kalciumi, kaliumi dhe magnezi.

Pra, nëse filloni ta perdorni kripën e himalajeve , çfarë përfitime shëndetësore mund të presësh?

-Përmirësimi i shëndetit vaskular

-Funksioni i përmirësuar i frymëmarrjes dhe mushkërive

-Balancon hormonet

-Lufton efektet e plakjes

-Përmirëson gjumin

-Redukton ngërçet e muskujve

-Përmirësohet hidratimi

-Forcon eshtrat

-Ulë presionin e gjakut

-Qarkullim të përmirësuar të gjakut

-Detoksifikim të metaleve të rënda