Fjalë Kyçe

Ndodh edhe kjo, një djalë u shtrua në emergjencë pasi zinxhiri i xhinseve i zuri në ‘vend të papërshtatshëm’

Ndodh edhe kjo, një djalë u shtrua në emergjencë pasi zinxhiri i xhinseve i zuri në ‘vend të papërshtatshëm’

Shumica thonë se rrobat e modës mund të shkaktojnë dhimbje – por tani është zbuluar se edhe veshjet tuaja të zakonshme mund të kenë ndikim serioz në shëndetin tuaj. Nga dhimbjet e trupit deri te qarkullimi i kufizuar i gjakut, këto janë vetëm disa nga problemet që mund të shkaktojnë disa rroba,
pajisje ose këpucë të i përdorim gjatë ditës.

Ekspertët e shëndetit në Sidnej gjatë programit të mëngjesit në kanalit televiziv Nine tregojnë për rrobat e zakonshme që mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi. Psikoterapistja Anna-Louise Bouvier shpjegoi se mbajtja e çantave të mëdha ose e gjerdanëve mund të shkaktojë tendosje në qafë, shpatull
dhe dhimbje shpine. Ajo tha se mbajtja e gjerdanëve të rëndë me rruaza ose varëse të tjera gjatë gjithë ditës gjithashtu mund të çojë në dhimbje koke.

Sa i përket këpucëve, zonja Bouvier tha se të rrafshtat mund të bëjnë po aq shumë dëm sa edhe taket. Derisa këpucët me takë të lartë mund të shkaktojnë presion mbi gjunjët’ dhe ju mund të ‘përfundoni me një tendosje të shpinës’, zonja Bouvier tha se këpucët e baletit, sandalet dhe këpucët e tjera të rrafshta mund të shkaktojnë dhimbje shpine, sepse ato ofrojnë mbështetje minimale.

“Kur ju mbani diçka që është shumë e sheshtë, harku i shputës së këmbës rrafshohet, dhe kjo shkakton shumë probleme në harkun tuaj”, tha ajo. Zonja Bouvier kërkon që të mos mbathen të rrafshta shumë rregullisht.

Kur është fjala për veshmbathje, Dr Penny Adams tha se ka pasur raporte për njerëzit që kanë marrë ‘sindromën e çarjes së muskujve të tyre’ nga veshja e xhinseve të ngushta. “Ato shtypin enët e gjakut në nervat e këmbëve tuaja”, tha Dr Adams. “Problem tjetër është që nervat shtyhen në anën tjetër, kofshët ngjishen dhe ju fitoni dhimbje në kofshët tuaja nga xhinset e ngushta”.

Ajo gjithashtu u kërkoi meshkujve të vishnin të brendshme poshtë xhinseve të shtrënguara, pasi asaj i ishte dashur të trajtonte një pacient në dhomën e urgjencës, pasi ‘zinxhiri i xhinseve i ishte kapur në një vend të papërshtatshëm’. ‘U desh të përdorej anestezion për t’ia hequr atë,’ tha ajo.

Dr Adams gjithashtu shpjegoi se edhe veshjet ‘për trupi’ mund të zvogëlojë funksionin e mushkërive në qoftë se ju nuk vishni madhësinë
e duhur që përshtatet me trupit tuaj. “Ata nuk do të shkaktojnë probleme afatgjata mjekësore, por ju nuk do të mund të merrni frymë aq mirë me pjesën e poshtme të mushkërive tuaja”, tha ajo. Ajo tha se veshja e tyre mund të ndalojë muskujt e legenit dhe muskujt e barkut nga funksioni.