Fjalë Kyçe

Si ta largoni njëherë e përgjithmonë erën e rëndë të gojës

Si ta largoni njëherë e përgjithmonë erën e rëndë të gojës

Era e rëndë e gojës mund të jetë jo pak problematike, sidomos kur gjatë gjithë ditës ndjen që fryma nuk është e freskët.

Stomatologët pohojnë se në mëngjes është mëse normale, por nëse dikujt i mban erë goja thuajse gjatë gjithë kohës, kjo mund te jetë shenjë e ndonjë problemi.

Ushqime të caktuar, medikamente të ndryshme, prodhimi i pakët i pështymës, janë disa nga faktorët që i japin erë karakteristike frymës së njeriut, por Dr Ada Cooper shpjegon gjithçka që ju duhet të dini rreth disa trukeve për të shpëtuar një herë e përgjithmonë nga era e rëndë e gojës.

Dhëmbët duhet të lahen katër herë në ditë! Janë mbetjet e ushqimit ato që u krijojnë një terren ideal batereve për t’u shumuar dhe për t’i dhënë frymës një erë karakteristike.

Sigurohuni që kur pastroni dhëmbët të largoni çdo copëz ushqimi të mbetur! Gjuha nuk duhet harruar gjithashtu. Bakteret grumbullohen në sipërfaqen e pasme të gjuhës dhe mund të shkaktojnë erë të rëndë. Gjithashtu sigurohuni të pini shumë ujë, transmeton lajmi.net.

Kur goja juaj thahet, ju keni më pak pështymë dhe kur keni më pak pështymë ushqimi dhe bakteret tentojnë të shumohen në gojë për një periudhë shumë më të gjatë kohore.

Por mos harroni se ka gjëra të tjera përtej dehidratimit, që mund ta bëjnë gojën të thatë. Për shembull, pirja e alkoolit, kafeja dhe madje disa ilaçe mund të shkaktojnë tharje të gojës.