Fjalë Kyçe

Sistemi imunitar tej-reagues mund të jetë shkaktar i lodhjes kronike

Sistemi imunitar tej-reagues mund të jetë shkaktar i lodhjes kronike

Një sistem imunitar tej-reagues mund të shpjegojë shkaktarin e sindromit të lodhjes kronike, kanë deklaruar shkencëtarët nga King’s  College në Londër.

Shumë persona që vuajnë nga kjo gjendje kanë thënë se CFS kishte filluar me një sfide ndaj sistemit imunitar, siç mund të jenë infeksionet.

Shkencëtarët kane analizuar 55 pacientë që kishin Hepatitin C, të cilëve u ishin administruar ilaçe që shkaktojnë përgjigje të ngjashme ndaj virusit.

18 prej tyre kishin sistem imunitar tej-reagues dhe zhvilluan simptomat e lodhjes kronike.