Fjalë Kyçe

Ushqimet që konsumojmë gabim çdo mëngjes

Ushqimet që konsumojmë gabim çdo mëngjes

Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme në  organizmin e një individi. Nga dietologët rekomandohet që të marrim sa më shumë energji, duke përdorur ushqimet e duhura. Por ”Healthline” ka publikuar se cilat janë disa nga ushqimet, të cilat nuk rekomandohen të konsumohen sapo keni nisur ditën.

Drithërat: Të gjithë priremi drejt konsumimit të sa më shumë drithërave në mëngjes. Por kur ato shoqërohen me mjaltë, çokollatë dhe çokokrem, niveli i sheqerit rritet. Kjo bën që të mos rekomandohen për përdorim në mëngjes.

Buka: Të gjithë kemi tendencën që të ushqehemi sa më shumë në mëngjes, duke i shtuar vaktit tonë sa më shumë kalori. Prandaj gjithçka çfarë hamë e shoqërojmë me bukë. Por përdorimi i saj çon drejt shtimit të kilogramëve. Për këtë dietologët nuk e rekomandojnë konsumimin e saj.

Kos me fruta: Ndoshta frutat mund të jenë bio, por ato kanë sheqer në përbërjen e tyre. Prandaj nuk rekomandohet që kosi të konsumohet i përzier me fruta.

Qumështi: Shpesh priremi të pimë një gotë qumësht çdo mëngjes dhe ky është një ndër ritualet më të zakonshme të shumëkujt. Por ky është një gabim shumë i madh, sipas ekspertëve qumështi do shumë të tretet./ATA/