Fjalë Kyçe

Vaji i vitaminës E, sekreti për lëkurë perfekte

Vaji i vitaminës E, sekreti për lëkurë perfekte

Vitamina E është një vitaminë shumë e rëndësishme që luan shumë funksione thelbësore në organizmin tonë.

Ajo është një antioksidant i fuqishëm, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në përmirësimin e shëndetit të flokëve dhe thonjve.

Merrni vajin e vitaminës E dhe përdoreni gjatë natës. Çdo nate para gjumit, masazhohet fytyra me te, sidomos zona poshtë syve. Duke qene se ka edhe veti antiinflamatore, rekomandohet edhe për lëkurat e ndjeshme.

Ky vaj është shumë i mirë për të minimizuar shenjat e indeve të dëmtuara apo në rastet e strijave si dhe shton qarkullimin e gjakut aty ku aplikohet. Prandaj do të ishte fantastik edhe për rritjen e flokëve.

Përveç kësaj, vaj i vitaminës E, përdoret edhe për masazh të thonjve, për forcim të tyre.

Në lëkurë, vepron duke luftuar rrudhat, largon shenjat e akneve, shton prodhimin e kolagjenit, rrit elasticitetin e lëkurës dhe i jep shkëlqim.