Fjalë Kyçe

Luana gjen kohë për pushime më në fund

Luana gjen kohë për pushime më në fund

Ka qenë njëra nga artistet më të angazhuara përgjatë këtij viti.

Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca ia ka vënë vulën vitit 2018 me projektet e realizuara, shkruan lajmi.net

Ajo solli dy këngë të reja “Mi dhe flakë mallit tim” dhe “Vetëm ty”, e që nuk u ndalë as në koncerte gjithë sezonën e verës.

Kurse tani këngëtarja, ka filluar emisionin “Shiko Kush Luan” e cila çdo javë e argëton publikun me mysafir të veçantë dhe puntata të ndryshme.

Duket se Vjollca është mëse e angazhuar dhe nuk po gjen kohë as për veten.

E në postimin e fundit tregon se më në fund do shkojë në pushime por që nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth destinacionit.

Pas gjithë kësaj pune ky është një pushim i merituar i Luanës.